Djali i vogël qan pa pushim, babai e vret për të luajtur në kompjuter

Kronikë e zezë

Djali i vogël qan pa pushim, babai e vret për të luajtur në kompjuter

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:26

Djali i vogël me moshë 16 muajshe qante pa pushim, dhe i ati për të vijuar më tej lojën e tij në kompjuter i zuri frymën, deri sa i shkaktoi vdekjen.

Cody Wygant, 24 vjeç nga Florida u arrestua nga policia për vrasjen dhe braktisjen e fëmijës së tij.

Kur ndihma e shpejtë ndërhyri në shtëpi, i vogli Daymeon Wygant nuk merrte më frymë duke u deklaruar i vdekur.

Ndërkohë në polici Wygant tha se për shkak të të qarave të djalit nuk arrinte që të përqendrohej në lojën e tij dhe as të shikonte televizor.

Më tej ai tregoi se në acarim e sipër i kishte zënë hundën dhe gojën me dorë të voglit, deri sa ai kishte humbur ndjenjat, ndërsa më tej i kishte mbuluar trupin me çarçaf.

Në vijim për thuajse pesë orë vijoi të luajë në komjuter dhe pa tre seritë e filmit të tij të preferuar, ndërsa gjithçka u zbulua kur gruaja e tij dhe nëna e të voglit mbërriti në shtëpi. kompjuter .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat