Durrës, një person hidhet nga trageti, nis operacioni i shpëtimit në det të hapur

Kronikë e zezë

Durrës, një person hidhet nga trageti, nis operacioni i shpëtimit në det të hapur

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:02

Një person është hedhur në detin Adriatik teksa udhëtonte me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Lajmi konfirmohet nga kapiteneria e Durrësit, sipas së cilës mësohet se udhëtari që u hodh nga trageti është Gentian Peta 39 vjeç, nga Gjirokastra.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 12 milje nga Porti i Durrësit, ndërsa tashmë trageti ka ndaluar në det të hapur për të nisur operacionet e kërkimit për pasagjerin e humbur.

Sipas pasagjerëve, personi që u hodh në det është rreth 30 vjeç, ndërsa udhëtonte i vetëm. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar këtë person të ndërmarrë këtë akt, por pritet që në vijim të zbardhen detaje.

Korrespondentja jonë në qytetin bregdetar, Klodiana Haxhiaj bëri me dije se, Kapiteneria ka kërkuar ndihmën e rojeve bregdetare, ndërsa janë nisur drejt vendngjarjes edhe mjete të Guardia Di Financa. Operacionit të kërkimit i është bashkuar edhe një mjet i marinës shqiptare.

Raportohet gjithashtu se në vendin ku ka ndodhur ngjajra, forca e dallgëve në det arrin në 4 metra, çka e bën të vështirë operacionin.

Në tragetin e linjës Bari-Durrës udhëtojnë rreth 600 pasagjerë.

KTHEHET NGA LUNDRIMI MJETI I GUARDIA DI FINANZA
Ora 11:50-Mjeti i Guardia di Finanza i cili doli në det të hapur për të kërkuar 39-vjeçarin është kthyer në breg për çështje teknike. Ndërkohë që kërkimi po vazhdon nga mjeti i rojes bregdetare.

DESHMITARI: E PASHË PERSONIN QË U HODH NË DET
Ora: 10:45- Një pasagjer i tragetit Bari-Durrës, në një perononcim për News 24 tregon se e ka parë të gjithë skenën e hedhjes, ndërsa shton se udhëtari në fjalë ishte nga Gjirokastra.

“Një burrë i ri rreth rreth 35 vjec u hodh në mënyrë spontane drejt ujit. Dëgjova zhurmën kur ra në ujë dhe dhamë alarmin. Por akoma nuk e kemi gjetur. Jemi ende të ndaluar në det. Deri në këto momente nuk ka ardhur asnjë lloj ndihme. Nuk shohim as komardaren që hodhëm për shpëtim”, rrëfen dëshmitari./BW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat