Fushë-Krujë, shpërthim tritoli në derë e komisariatit të policisë

Kronikë e zezë

Fushë-Krujë, shpërthim tritoli në derë e komisariatit të policisë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 23:05

Për herë të tretë persona të paidentifikuar i kanë vënë tritol komisariatit në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe mësohet se, nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarja dhe ende nuk dihen autori apo autorët e shpërthimi. Dyshohet se, lënda eksplozive është hedhur nga mbrapa komisariatit dhe është përplasur në derë duke shpërthyer, raporton Shekulli.

Ky është shpërthimi i tretë që ka ndodhur brenda këtyre muajve në komisariatin e Fushë Krujës, ndërsa i teti që nga fillimi i vitit në këtë zonë. Rasti i parë ishte në 21 janar, ku pranë rrethimit të këtij institucioni u hodh një sasi e vogël lënde shpërthyese, e llojit tritol. Nga shpërthimi me eksploziv u dëmtua vetëm një automjet.

Ndërkaq në 3 mars të 2014, do regjistrohej shpërthimi i dytë, ku një sasi eksplozivi u hodh nga jashtë brenda rrethimit të komisariatit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ku u dëmtuan dy automjete që ishin të parkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat