Humbin jetën dy gra të moshuara në një aksident trafiku në Korçë, autori ikën

Kronikë e zezë

Humbin jetën dy gra të moshuara në një aksident trafiku në Korçë, autori ikën

Më: 18 prill 2014 Në ora: 21:39

Dy gra janë aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës nga një automjet, i cili, pasi ka shkaktuar përplasjen, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Gratë ishin të moshuara dhe po kalonin rrugën në unazë.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka identifikuar autorin vetëm pak minuta më pas, raporton Shqiptarja.

Trupat e pajetë janë dërguar në morg, ndërsa hetuesit dhe policia po marrin masa të shpejta për të ndaluar autorin, që ka përfituar nga errësira për t'u larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat