Kushtet e vështira ekonomike, babai i 4 fëmijëve tenton të vrasë veten

Kronikë e zezë

Kushtet e vështira ekonomike, babai i 4 fëmijëve tenton të vrasë veten

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:05

Një 48-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës për shkak të kushteve të vështira ekonomike. 48-vjeçari, me origjinë nga Bulqiza dhe me banim në Durrës, është babai i katër fëmijëve më të vegjël se 17 vjeç, dhe bashkë me gruan e tij nuk mund të siguronin as ushqimin.

Policia bën me dije se, shkak për vendimin fatal kanë qenë kushtet e vështira ekonomike dhe depresioni, nga i cili ishte prekur kohët e fundit kryefamiljari. Policia bën me dije se, burri me një thikë, të cilën e kishte marrë nga kuzhina, goditi veten në gjoks, duke mbetur i plagosur.

Menjëherë, pas kësaj ngjarje ai u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gruaja e këtij të fundit dëshmoi për uniformat blu se, i shoqi për shkak të vështirësive ekonomike kishte tentuar edhe një herë tjetër t’i jepte fund jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat