Kapen hajnat e kasetofonëve

Kronikë e zezë

Kapen hajnat e kasetofonëve

Më: 18 prill 2014 Në ora: 15:56

Tre persona janë arrestuar në Deçan si të dyshuar për vjedhjen në disa automjete. Sipas policisë, disa raste të vhjedhjeve janë raportuar nga qytetarët javën e fundit ndërsa hetimet policore tregojnë se të arrestusatuit janë kryesit e atyre rasteve.

Të dyshuarit veprat e vjedhjeve të kasetofonëve nëpër automjete i kanë kryer duke i thyer xhamat e automjeteve dhe më pas vjedhur kasetofonët.

Menjëherë është informuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të cilit hetuesit kanë bastisur shtëpitë e të dyshuarve: Denis I.(1996), Rinor D.(1992) dhe F.D.(1998).

Të dyshuarit e përfshirë në këto raste të vjedhjeve janë intervistuar nga hetuesit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshimtit (Denisit) i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat