Gjin Gjoni padi për shpifje gjyqtarit Alaudin Malaj: Më fyeu

Kronikë e zezë

Gjin Gjoni padi për shpifje gjyqtarit Alaudin Malaj: Më fyeu

Më: 18 prill 2014 Në ora: 09:08

Sheri mes gjyqtarit Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, ka përfunduar në dyert e prokurorisë. Gjyqtari Gjin Gjoni, i është drejtuar prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal, ku kërkon fillimin e hetimeve pëpr Malaj, duke e akuzuar këtë të fudit për akuzën e “Shpifjes” të kryer botërisht. Gjin Gjoni në kallëzimin e tij hedh poshtë të gjitha akuzat e rënda që Alaudin Malaj i ka bërë në letrën dëdrguar presidenti të Republikës Nishani dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas Gjonit, Malaj ka përdorur një gjuhë fyese ndaj personit të tij, pasi një gjyqtar me 21 vjet karrierë në sitemin e drejtësisë, e ka bërë shitës parfumesh në letrën e tij. Kjo gjuhë, sipas Gjonit shpreh mllefin personal të Kryeatrit të Gjykatës së Apelit Tiranë Alaudin Malaj dhe jo deklarimin objektiv dhe real që ka lidhje me punën dhe veprimtarinë si gjyqtar. Sipas Gjonit, Alaudin Malaj ka ofenduar trupën gjyqësore ku bën pjesë dhe vetë. Gjithashtu në kallëzimin e tij Gjoni ka mohuar akuzat për aksidentimin e fëmijës 13 vjeçar në Laç.

Kallëzimi penal
Nga ana e shtetasit Alaudin Malaj, me cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Apelit ka adresuar në adresë të Presidentit të Republikës, Zëvendës Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe gjithë anëtarëve të K.L.D një letër që mban datën 03.03.2014 me numër “ekstra” protokolli modalitet e një shkrese zyrtare të Gjykatës së Apelit. Kjo letër rezulton se është bërë publike nga ana e televizionit “A1 Report” më datë 11.04.2014 rreth orës 11:30 dhe që rezulton se kjo letër është publikuar në të gjitha gazetat me tirazh kombëtar në faqen e parë të tyre të dt.12.04.2014 kopje të së cilave po ja bashkangjis këtij kallzimi duke denigruar dhe shpifur për mua dhe bashkëshorten time Elona Çaushi.

Së pari: Krijimin e një dosje në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore, kundër shtetasve Etleva Shijaku, të akuzuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Në lidhje me këtë akuzë i nderuar Prokuror, kjo është një shpifje kryekëput e kryer nga ana e shtetasit Alaudin Malaj, për arsyet e mëposhtme: Nga ana ime nuk rezulton të jetë bërë ndonjë kallzim në lidhje me këtë shtetase. Kallëzimi rezulton se është realizuar nga ana e shtetases Elona Çaushim e cila është edhe pronarja e “Albania Duty Free”, Duty Free të cilën e kishte krijuar dhe ushtronte aktivitetin privat para gjashtë-shtatë vjetëve që ajo të njihej me mua.

Nuk arrij të kuptoj se në çfarë rrethanash, shtetasi Malaj më akuzon mua, me krijimin e një dosje, çfarë funksioni kam unë me krijimin e kësaj dosje, mos vallë kam qënë me cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore, prokurorit të çështjes, kallzuesit apo dëshmimtarit në këtë proçes. Nuk e kuptoj se sado me pushtet që të jetë një person përfshirë edhe mua si gjyqtar në atë kohë nuk mund të krijoj dosje, pasi detyrimin ligjor dhe kushtetues e ka organi i Prokurorisë, dhe për këtë ju keni dhe dosjen hetimore pranë organit tuaj në ngarkim të shtetases Etleva Shijaku.

Ofendimi
Nga gjithë deklarimet e realizuara rezulton se është fyese fakti që i kallzuari Malaj, nga për një Gjyqtar të nderuar për 21 vjetësh më ka bërë edhe shitës parfumesh çka tregon për një mllef personal dhe jo me një deklarim objektiv real dhe që ka lidhje me punën dhe me veprimtarinë si gjyqtar. Rezulton se shtetasi Alaudin Mallaj, ka deklaaruar se, “është fyes dhe tallës vendimi i tij për një trafikant ndërkombëtar, shtetas i huaj të cilin e la në arrest shtëpie tek kthesa e Kamzës”.

I nderuar prokuror, unë çmoj se ekzistojnë elementet e shpifjes në lidhje me këtë deklarim të tij sipas kërkesës të nenit 120/2 të Kodit Penal, së pari se kush është shtetasi Alaudin Malaj që gjykon një vendim të të njëjtës gjykatë, me çfarë cilësie e gjykon, kur nuk është as me cilësinë e anëtarit të K.L.D-së apo Inspektoriatit të K.L.D apo të Ministrisë së Drejtësisë, dhe as me cilësinë e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, Pse ky gjykim qenka fyes dhe tallës?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat