Xhihadistët e Drenicës, nxënës të Dukës

Kronikë e zezë

Xhihadistët e Drenicës, nxënës të Dukës

Më: 18 prill 2014 Në ora: 08:42

Skenderaj është komuna prej nga po rritet numri i të rinjve dita e ditës që po ia mësyjnë luftës në Siri.

Ata nuk “çajnë kokën” për ligjet që nxjerr Qeveria e Kosovës e cila dënon deri në 15 vjet kushdo që shkon për të luftuar jashtë vendit. Madje edhe ata që njëherë kanë marrë rrugën për në Siri pasi që janë kthyer në Kosovë nuk kanë mundur të qëndrojnë në vendin e tyre por janë kthyer sërish atje.

Dyshohet për dhjetëra të rinj nga kjo komunë që kanë marrë rrugën drejtë Sirisë. Bashkësia Islame e Kosovës, dega në këtë komunë është e shqetësuar me këtë fenomen. Kurse komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, ka thënë se policia ka të dhëna zyrtare vetëm për pesë qytetarë të Skenderajt që luftojnë në Siri, por ky numër sipas tij mund të jetë tri herë më i madh.

“Ky numër mund të jenë edhe më shumë”, ka thënë toger Durmishi. Qytetarët e Skenderajt kanë një adresë dhe person që akuzojnë për përhapjen e kësaj ideologjie. Ata thonë se gjithçka kishte nisur në Drenicë, me ardhjen e imamit nga Shqipëria i njohur me emrin Xhemajl (Kastriot) Duka, në fshatin Marinë pas luftës së vitit 1999.Z

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat