Dyshohet se merreshin me prostitucion, arrestohen 14 shqiptarë në Itali

Kronikë e zezë

Dyshohet se merreshin me prostitucion, arrestohen 14 shqiptarë në Itali

Më: 17 prill 2014 Në ora: 21:48

14 persona janë arrestuar nga policia italiane, pjesë e dy grupeve të lidhura me njëra-tjetrën, ndërsa merreshin me prostitucion në aksin Piaçenza-Shqipëri.

Shumë udhëtime janë dokumentuar mes dy vendeve nga anëtarët e grupit që drejtonin prostitucionin, duke folur me njëri-tjetrin nëpërmjet Skype-it.

Në përfundim të gjithë hetimit policia lëshoi 14 urdhër arreste.

Prokurori i çështjes, Salvatore Cappelleri tha se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri-tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.

Sipas medieve italiane arrestimi i fundit është bërë në Tiranë, ndaj një shtetasi, Bujar Ramadani, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor në vrasjen e një shqiptari në shtator të 2013, Sadik Hajderi, i cili më vonë u zbulua se kishte qenë udhëheqës i një rrjeti të gjerë prostitucioni.

Për vrasjen e tij janë arrestuar edhe Mersin Uku, 29 vjeç dhe Donard Uku, 21 vjeç.

Bashkëshortja e njërit prej vëllezërve, dyshohet po ashtu se më vonë është përfshirë një tjetër vrasje, duke vrarë një 79 vjeçar italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat