3 të lënduar pas një shpërthimi në Graçanicë

Kronikë e zezë

3 të lënduar pas një shpërthimi në Graçanicë

Më: 16 prill 2014 Në ora: 19:04

Tre persona janë lënduar pas shpërthimit të mjeteve në një hapësirë grumbullimi të mbeturinave të hekurit, në Graçanicë.
Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur se është duke hetuar se çfarë mjeti ka shpërthyer, meqë ende nuk dihet lloji i mjetit, mirëpo sipas tyre, shumë shpejtë do të bëhet e ditur pasi që kanë marrë mostrat për ta identifikuar mjetin e shpërthyer.

Ndërsa, Mirlinda Qyqalla, zyrtare për informim nga QKUK, beri me dije se dy nga personat e lënduar janë liruar nga QKUK, ndërsa një nga të lënduarit, është pranuar në klinikën e urologjisë.

“Gjatë ditës së djeshme, 3 persona kanë kërkuar ndihmë nga QKUK, pas shpërthimit të mjeteve në Graçanicë. Dy persona kanë pasur lëndime sipërfaqësore dhe pas trajtimit janë lëshuar nga QKUK-a. Ndërsa personi i tretë, mashkull rreth të tridhjetave, ka lëndime në organe gjenitale dhe është pranuar në kliniken e urologjisë. Aktualisht gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë” tha Qyqalla.

Ndërkaq,në njoftim thuhet se njësiti policor ka vërejtur në depo edhe mjete tjera shpërthyese të vjetruara dhe ka informuar njësitin e deminimit, të cilët kanë dalë në vendin ngjarjes dhe kanë larguar mjetet e dyshuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat