Arrestohet shqiptari, prostituoi të fejuarën

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari, prostituoi të fejuarën

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:50

Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet se ka ndihmuar dhe shtyrë të punojë si prostitutë të fejuarën e tij.

Karabinierët e kanë identifikuar 20-vjeçarin shqiptar me inicialet M.A., i cili ka prostituar një vajzë 20-vjeçare nga Polonia. Arrestimi i tij është bërë në Faenza në kuadër të një aksioni për ndalimin e fenomenit të prostitucionit në autostradën Emilia.

Policia kishte identifikuar shqiptarin pasi në mënyrë të vazhdueshme shoqëronte 20-vjeçaren polake në vendin e “punës”. Sipas policisë, shqiptari përveçse e shtynte të punonte si prostitutë në rrugë, kishte dhe lidhje romantike me vajzën polake.

20-vjeçari shqiptar ishte i njohur për policinë pasi kohët e fundit ishte përgjegjës i një plagosjeje serioze dhe një grabitjeje të ndodhur në Riolo Terme. Për këtë ai është dënuar me 11 muaj burg dhe me një gjobë prej 150 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat