Një i vdekur nga rrokullisja e traktorit

Kronikë e zezë

Një i vdekur nga rrokullisja e traktorit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:44

Në fshatin Ponesh të Gjilanit ka ndodhur një aksident ku traktori është rrokullisur e ka nxënë një qytetar(shoferin), i cili ka ndërruar jetë. Policia e ka klasifikuar këtë si vdekje aksidentale.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia është njoftuar për rastin ku një traktor i cili në lëvizje e sipër është rrokullisur. Njësite e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur vozitësi serb shtetas i Kosovës gjersa po drejtonte makinën bujqësore traktor “Univerzal 445”, që ishte duke tërhequr një rimorkio të ngarkuar, traktori ka rrëshqitur nga rruga tani për tani për arsye të pa njohura duke e nxënë vozitësin V. Donkic lindur me 1959 në fshatin Ponesh”, ka thënë Hashani.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe njësitet e hetimeve rajonale. Mjeku kujdestar e ka konstatua vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzua familjarëve. Rasti është duke u hetuar nga hetimet e Trafikut Rajonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat