Policia: Të gjitha rrugët e kalueshme

Kronikë e zezë

Policia: Të gjitha rrugët e kalueshme

Nga: Mimozë Lakna Më: 16 prill 2014 Në ora: 10:37

Me gjithë reshjet e mëdha të borës të cilat që nga dita e djeshme po mbizotërojnë, Policia e Kosovës raporton se të gjitha rrugët lokale dhe ato rajonale janë të kalueshme.
“Në bazë të informacioneve që kemi nga rajonet policore, mund të themi se të gjitha rrugët lokale dhe ato rajonale janë të kalueshme”,thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë gazetës “Bota sot”.
Borë është duke rënë edhe për momentin në Prishtinë ndërkohë që temperaturat momentale janë 1 gradë celsius.
Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë rënien e temperaturave gjatë këtyre ditëve.
Mirëpo sipas IHK-së, këto temperatura do të zgjasin vetëm për disa ditë.
Për më tepër, Kosova gjatë kësaj stine ka pasur mungesë të theksuar të të reshurave atmosferike të cilat kanë ndikuar në mungesën e ujit të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat