Rekord, për një muaj në Greqi u sekuestruan 5.4 ton marijuanë të futura nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Rekord, për një muaj në Greqi u sekuestruan 5.4 ton marijuanë të futura nga Shqipëria

Më: 15 prill 2014 Në ora: 21:07

Brenda një muaji në Greqi janë sekustruar 5. 4 tonë maijuanë të depërtuara nga Shqipëria. Statistikat janë publikuara nga tre institucione greke të luftës kundër krimit për muajin mars, kanë zbuluar se trafiku i marijuanës nga Shqipëria jo vetëm që nuk ndalet por sa shkon edhe bëhet më intensiv. Vetëm gjatë muajit mars janë sekuestruar plot 5 ton 433 kg marijuanë. Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin fqinj brenda një muaji.

Analitiksht, 2 ton 477 kg janë kapur nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë greke, 2 ton e 81 kg janë kapur nga Forcat e luftës kundër krimit ekononik dhe 875 kg janë kapur nga roja bregdetare greke. Shumica operacioneve antidrogë janë zhvilluar në zonat kufitare si Igumenicë, Janinë e Prevezë e më pas në Athinë, Selanik e Kostur. Policia greke thotë se pothuajse e gjithë sasia me përjashtime tepër të vogla, vinte nga Shqipëria dhe për këtë janë goditur disa grupe kriminale të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë. Krahasuar me muajin shkurt, sasia e sekuestruar është gati dyfish më e lartë, duke treguar se trafiku i drogës në linjë Shqipëri-Greqi është intensifikuar së tepërmi. Në total, në tre muajt e parë të këtij viti, policia greke ka sekuestruar rreth 10.5 ton marijuanë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit të kaluar sekuestroi rreth 18 ton. Ritmi i deritanishëm tregon se ka tendenca që kjo shifër të tejkalohet së tepërmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat