300 kg marijuanë në kufirin Maqedoni-Shqipëri

Kronikë e zezë

300 kg marijuanë në kufirin Maqedoni-Shqipëri

Më: 15 prill 2014 Në ora: 17:54

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sot konfiskoi 300 kilogramë drogë marijuanë të transportuar nga Shqipëria, me ç’rast në pranga përfunduan tre shtetas, dy prej të cilëve janë pjesëtarë policie.

Ministrja, Gordana Jankullovska tha sot në konferencën me gazetarët se marijuana e cilësisë së lartë ishte transportuar nga Shqipëria me një barkë përmes Liqenit të Ohrit.

“Pas njoftimeve paraprake, ekipet speciale të MPB-së kanë ndërhyrë mbrëmë në afërsi të fshatit Radozhdë, ku janë arrestuar dy persona të moshës 33 dhe 42 vjeç. Njëri prej tyre ishte policë kufitar dhe një person tjetër. Ndërsa në kontrabandë ishte përfshirë edhe një pjesëtar tjetër policie. Droga që mbërrinte nga territori shqiptar duhej të transportohej në qytetin e Kavadarcit për 9 mijë euro, ndërsa më pas grupe të tjera ishin organizuar për transportimin e saj në vendet evroperëndimore”, tha ministrja Jankullovska.

Sipas saj, vlera e kësaj droge të konfiskuar në tregun e narkotikëve arrin në 2 milionë euro.

Njësitet speciale arrestuan grupin ndërsa po transportonte çantat me 300 kg marijuanë në një makinë me targa të Kërçovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat