Burg për 4 shqiptarët që vranë priftin italian

Kronikë e zezë

Burg për 4 shqiptarët që vranë priftin italian

Më: 15 prill 2014 Në ora: 17:14

Gjykata e Pistoias në Itali ka lënë në burg 4 shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e priftit Don Mario del Becaro në kishën e Tizzana-s. Gjykata ka dënuar me 20 vjet burg Gazmor Haxhillarin, me 16 vjet burg Fation Krajën ndërsa me nga 6 vite burg Bledar Haxhillarin dhe Arbër Krajën si bashkëpunëtorë në vrasje.

Ngjarja e rëndë është shënuar më 29 dhjetor të vitit 2012 në kishën e San Bartolomeut në Tizzana ku 4 shqiptarët vranë priftin 63-vjeçar Don Mario Del Becaro.

Shqiptarët sulmuan priftin italian pasi kërkonin të grabisnin famullinë. 63-vjeçari, Don Mario del Becaro u rrah deri në vdekje nga shqiptarët në famullinë e tij ku jetonte i vetëm. Pas vdekjes së tij mjekësia ligjore arriti në përfundimin se prifti ishte torturuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat