Burri i gruas që vrau 6 fëmijët: Ata nuk ishin të mitë

Kronikë e zezë

Burri i gruas që vrau 6 fëmijët: Ata nuk ishin të mitë

Më: 15 prill 2014 Në ora: 16:49

Një grua 39- vjeçare në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar se ka vrarë gjashtë bebet e porsalindura të saj. Megan Huntsman tronditi opinionin publik kur u mësua për krimin e saj. Mediat raportuan se ajo u ka thënë detektivëve se fëmijët i ka ngjizur me të shoqin, Darren West.

Por ky i fundit u ka thënë policëve që nuk ka dijeni për fëmijët.Ai thotë se nuk është babai i tyre, madje është shprehur se gjatë kohës që ai ishte në burg, njerëzit e tij e kanë nxjerrë Meganin nga shtëpia, pasi ajo e tradhtonte. Kjo ka shtuar spekulimet se bebet kanë lindur nga afera jashtëmartesore.

Bebet janë vrarë gjatë periudhës 1996- 2006, ndërkaq Policia ka urdhëruar një analizë ADN-je për të zbuluar atësinë e bebeve.

Në anën tjetër, Darren West ishte dënuar me nëntë vite burg për trafik droge ku u lirua në fillim të këtij viti dhe u kthye në shtëpi, për të bërë zbulimin e tmerrshëm, teksa gjeti një kuti ku ishte një bebe, mesa duket e abortuar.

Më pas, kur policia kreu kontrollin në garazh, zbuluan edhe gjashtë bebe. Secila ishte e mbështjellë me peshqir dhe ishte futur në kuti.

Policia thotë se Megan ka pranuar se i ka mbytur gjashtë bebet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat