Aksident në Kukës-Morinë, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Kukës-Morinë, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 15 prill 2014 Në ora: 16:08

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Kukës- Morinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në Kalimash, ndërsa mësohet se si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të identifikuar si Majlind Tirollari dhe Dalip Marku.

Viktima e këtij aksidenti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme është 61 vjeçari Naim Toska, nga Shkodra.

Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, ndërsa paraprakisht thuhet se një kamion me targa DR1368 E është përplasur me trafikndarësen, ndërsa ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi.

Sakaq forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e aksidentit, ndërsa po punojnë për hedhjen dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Ndërkohë mësohet se të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmën e parë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat