Mbytën 15 emigrantë, shqiptarë të kosovës, dënohen me 55 vjet burg 9 kriminelët

Kronikë e zezë

Mbytën 15 emigrantë, shqiptarë të kosovës, dënohen me 55 vjet burg 9 kriminelët

Më: 15 prill 2014 Në ora: 13:32

Nëntë pjesëtarët e grupit kriminal , të akuzuar për kontrabandë me qenie njerëzore janë dënuar dje në Beograd.

Gjykata ka vendosur t’i dënojë me 55 vjet e dy muaj burg, për shkak se në vitin 2009 kishin mbytur 15 emigrantë kosovarë në Lumin Tisa mes Serbisë dhe Hungarisë.

Shumica e viktimave ishin fëmijë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Shqiptarët nga Kosova janë transferuar nga Kosova për në Konçul dhe më pas përmes Serbisë në Suboticë, ku ata janë fshehur ilegalisht nga kontrabandistët në shtëpi private .

Më vonë ata kanë provuar t’i transferojnë në Hungari mbi lumin Tisa në drejtim të vendkalimit kufitar Horgos dhe Kelebija. Tragjedia ndodhi më 14 shkurt të 09-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat