Vetëvrasja e 13-vjeçarit, dëshmitë: Imitoi telenovelat turke, besoi në botën e përtejme

Kronikë e zezë

Vetëvrasja e 13-vjeçarit, dëshmitë: Imitoi telenovelat turke, besoi në botën e përtejme

Më: 15 prill 2014 Në ora: 13:17

Bledari, djali i një emigranti në Greqi me origjinë nga Dibra u gjet i vetëvarur pasditen e djeshme nga nëna e tij në banesë.

Të afërm, por edhe banorë të zonës thonë për Ora News se shpërndarja e fletushkave nga sekte të ndryshme fetare, të cilat flasin për një botë të përtejme, por edhe transmetimi i telenovelave orë pas orë në kanalet televizve shqiptare, mund të fshihen pas aktit të vetëvarjes.

“Shpërndarja e fletushkave në këtë zonë është shkaku i kësaj vdekjeje. Dëshmitarët e Jehovait thonë se vdekja në këtë ditë dhe në këtë orë të çon në parajsë. Fëmija është ndikuar nga kjo gjë 100 përqind pasi nuk ka pasur asnjë arsye pasi ka pasur gjithë të mirat. Familja nuk e ka prekur me dorë fare. Ky është një iluzion i fëmijës. Plus kësaj janë edhe telenovelat që po jepen që ndikojnë psikoligjikisht tek fëmijët”, tha një banor i zonës.

Fëmijët thonë se djali, para se të kryente aktin e vetëvrasjes, ka diskutuar për të luajtur personazhin e Polatit në një telenovelë turke.

Por këto pista mbeten për t’u verifikuar nga organet hetimore. As në shkollë nuk ka pasur kurrë probleme dhe kushtet ekonomike ishin mëse normale.

Babai emigrant në Greqi ka udhëtuar gjithë natën për të prekur tragjedinë dhe tashmë së bashku me nënën zemërzhuritur nga tragjedia do përcjellin shumë para kohe në banesën e fundit djalin e tyre të vetëvarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat