Gjirokastër, arrestohen 2 persona iu gjetën armë dhe 50 kg canabis

Kronikë e zezë

Gjirokastër, arrestohen 2 persona iu gjetën armë dhe 50 kg canabis

Më: 15 prill 2014 Në ora: 09:31

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur ndalimin e dy personave ndërsa u sekuestruan 50 kg cannabis sativa si dhe armë, në aksin Gjirokastër-Uji i ftohtë. Në kuadër të operacionit të koduar "Hëna plotë" kanë rënë në pranga Shpëtim Sinani, 42 vjeç dhe një 16 vjeçar me iniscialet O.S.
Mësohet se sasia e drogës, e cila vinte nga Lazarati, ishte e fshehur në automjetin tip Benz me targa AA804AF, dhe kishte si destinacion Fierin. Ndërkohë nga kontrollet në banesën e Sinanit u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë, një automatik, dy kallëpe tritol, një grenatë dore si dhe 3150 fishekësh.

Ndërkaq materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjirokastër për procedim për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve kryer në bashkëpunim , si dhe “Mbajtie pa leje të armeve dhe municjoneve luftarake”.=

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat