Fëmija i vdiq në aksident, gjykata dënoi babain e jo gruan e Gjonit

Kronikë e zezë

Fëmija i vdiq në aksident, gjykata dënoi babain e jo gruan e Gjonit

Më: 15 prill 2014 Në ora: 09:25

Konflikti mes dy gjyqtarëve të Apelit, Alaudin Malaj dhe Gjin Gjoni, ku ky i fundit akuzohej se kishte falcifikuar provat të një aksidenti rrugor, me pasojë vdekjen e fëmijës A. Lulaj, është qartësuar më tepër nga një hetim i kryer nga ana e prokurorisë së Laçit. Ndryshe nga pretendimet në letrën e Alaudin Malaj, dërguar Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe anëtarëve të KLD, që i vinte në dijeni për veprimet arbitrare të gjyqtarit Gjin Gjoni, prokuroria e Laçit në konkluzionin e saj përfundimtar ka pushuar hetimet ndaj Elona Çaushit, gruas së gjyqtarit Gjoni dhe ka marrë të pandehur shtetasin Viktor Lulaj, babain e fëmijës që humbi jetën në aksident.

Mësohet pranë gjykatës së Kurbinit se 45-vjeçari Lulaj është deklaruar fajtor nga kjo gjykatë, duke u dënuar me 5 vjet heqje lirie për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimit të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur”. Sipas burimeve, hetimi i dosjes së aksidentit të muajit prill dhe ekspertiza e vendit të ngjarjes ku ndodhi aksidenti, nxori me faj shtetasin 45-vjeçar Viktor Lulaj, dhe jo shtetasen Elona Çaushi.

Dënimi me burg
Disa ditë para se të botohej letra e ankimit të Alaudin Malaj tek presidenti Nishani për gjyqtarin Gjin Gjoni, gjykata e rrethit të Kurbinit ka vendosur të shpallë fajtor dhe të dënojë me 5 vjet burg, babain e fëmijës që humbi jetën në këtë aksident shtetasin Viktor Lulaj. Ky i fundit nga prokuroria është cilësuar si personi i dëmtuar dhe i pandehuri i këtij aksidenti të rëndë, por pavarësisht kësaj organi i akuzës ka kërkuar dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie. Kjo masë dënimi është dhënë duke përdorur gjykimin e shkurtuar, ndërkohë pas dënimit, gjykata mësohet se i ka pezulluar rikthimin në burg, duke e vënë Viktor Lulaj në shërbim prove. Momentalisht babai i fëmijës që humbi jetën në maksidentin tragjik, ndodhet në shërbim prove.

Shkeljet në dosje
Burime pranë gjykatës së Kurbinit thanë se Viktor Lulaj, ka qënë njeriu që ka sjellë akskidentin tragjik ku humbi jetën djali i tij dhe u plagosën tre anëtarët e familjes Lindita Lilaj, Klaudia Lulaj dhe Renato Lulaj. Sipas aktit të ekspertimit, shtetësja Elona Çaushi që drejtonte automjetin tip “Porche” nuk ka qënë fajtore, ndërkohë personi që i ka prerë rrugën është Viktor Lulaj, që drejtonte një mjet tjetër. Në dosjen penale thuhet se Lulaj së bashku me familjen e tij ditën e ngjarjes kanë qënë në një festë fetare të zonës, dhe teksa ktheheshin janë përfshirë në aksident. Në dosje thuhet se i pandehuri ka Viktor Lulaj ka kryer shkelje, duke drejtuar mjetin pa patentë, duke i dhënë makinës në gjëndje të dehur dhe duke lëvizur në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Veç këtyre shkeljeve në dosjen e prokuroriës, thuhet se dhe vetë makina me të cilën lëvizte automjeti i Viktor Lulaj, ka qënë pa dokumentacionin përkatës. Nisur në këto kushte gjykata e Kurbinit ka nxjerë fajtor babain e fëmijës që humbi jetën në këktë aksident, duke e dënuar me 5 vjet heqje lirie, me kusht që të marrë kontakt me shërbimin e provës. Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë tre automjete, mes të cilave ka qënë dhe automjeti tip “Porche”, ku dyshohej se ndodhej gjyqtari Gjin Gjoni dhe gruaja e tij shtetësja Elona Çaushi. Kjo e fundit u përmend në letrën e Alaudin Malaj, dërguar presidentit Nishani si shtetësja që Gjin Gjoni ia kishte faturuar autorësinë e aksidentit tragjik, por që më pas prokuroria e Laçit ka vendosur mbylljen e dosjes për të. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/f-mija-i-vdiq-n--aksident-gjykata-d-noi-babain-e-jo-gruan-e-gjonit-209810.html#sthash.uwP37y7c.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat