Drogë 1.4 tonë nga Shqipëria kapet në Itali. Vlen 14 milionë euro

Kronikë e zezë

Drogë 1.4 tonë nga Shqipëria kapet në Itali. Vlen 14 milionë euro

Më: 15 prill 2014 Në ora: 01:17

Policia italiane ka sekuestruar të hënën 1.4 tonë marijuanë që kishte mbërritur nga Shqipëria në Portin e Barit. Financierët e Portit të Barit si dhe zyrtarë nga Shërbimi Doganor pas një kontrolli brenda portit për mallrat që vinin nga Europa Lindore gjetën 1350 kg marijuanë të ndarë në 1200 pako të fshehur në thasë çimentosh.

Një 55-vjeçar, shoferi i automjetit, ka rënë në pranga të policisë italiane. Ngarkesa vinte nga Porti i Durrësit.

Sipas autoriteteve italiane, sasia e madhe e lëndës narkotike ishte destinuar për tregun italian dhe kapte vlerën e 14 milionë eurove.

Mediat italiane njoftojnë se, droga u kap në një skaf 10 metra të gjatë, me motorë të fuqishëm, që ishte nisur nga brigjet shqiptare dhe ishte ndjekur nga Guardia di Finanza dhe Rojet bregdetare italiane.

Hetuesit kanë kontrolluar ngarkesën, pasi shoferi i automjetit ka pasur shenja ankthi.

Droga ka kaluar pa asnjë problem nga brigjet shqiptare nën hundën e punonjësve të policisë.

Kjo është një ndër sasitë më të mëdha të drogës që autoritetet e Barit kanë sekuestruar.

Para pak kohësh, Guardia di Finanza sekuestroi 2 tonë drogë në Bari, të ngarkuar në një skaf që vinte nga Shqipëria, ndërsa 4 persona përfunduan në pranga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat