Durrës, gjendet i varur në banesë fëmija 13 vjeç

Kronikë e zezë

Durrës, gjendet i varur në banesë fëmija 13 vjeç

Më: 14 prill 2014 Në ora: 19:57

Durrës, 14 prill 2014 - Një fëmijë i moshës 13 vjeçare është gjetur i varur në banesën e tij në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sektorin Rinia në këtë qytet.

Sipas burimeve policore, të cilat janë lajmëruar nga familjarët, bëhet e ditur se fëmija mund të jetë vetëvarur. Trupi i fëmijës është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, të cilët, të alarmuar janë përpjekur ta shpëtojnë, por pa rezultat.

Deri në këto momente nuk dihen se cilat mund të jenë shkaqet që e kanë çuar 13 vjeçarin, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, drejt një veprimi të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat