Rikthehet “banda e komandove”? Persona me uniformë ushtarake grabisin një pikë bastesh në Tiranë

Kronikë e zezë

Rikthehet “banda e komandove”? Persona me uniformë ushtarake grabisin një pikë bastesh në Tiranë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 19:46

Një pikë bastesh është grabitur në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Policia bëri të ditur se tre grabitësit ishin të veshur me kamuflazh ushtarak.

Kjo ka ngritur dyshimet se mos është rikthyer e njëjta bandë e përfolur para disa muajsh, kur u grabitën disa kambistë në mes të Durrësit.

Në atë kohë, grabitësit ishin të veshur me kamuflazh.

Nga grabitja nuk janë shënuar të lënduar, ndërsa autorët janë larguar me një automjet me targa të huaja.

Policia e cila ishte vënë në ndjekje të tyre ka mundur ta gjejë automjetin të braktisur të djegur pranë liqenit të Kasharit. Autorët i kanë vënë flakët makinës për të humbur gjurmë dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Pika e basteve mësohet se është në pronësi të biznesmenit Arben Frroku, i cili është nën akuzë s ii dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat