PK qytetarëve: Personat që u premtojnë punë janë mashtrues

Kronikë e zezë

PK qytetarëve: Personat që u premtojnë punë janë mashtrues

Më: 14 prill 2014 Në ora: 15:51

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtarë dëshiron t’i informojë të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se kohëve të fundit është shfaqur një dukuri negative e kundërligjshme, ku person/a të dyshuar në forma të ndryshme po tentojnë të mashtrojnë qytetarët duke ju premtuar vende të ndryshme pune.

Personat e dyshuar paraqiten si punonjës në institucione të ndryshme dhe në emër të tyre u kërkojnë viktimave, qytetarëve të ndryshëm, para të gatshme në vlera të ndryshme, duke iu premtuar vende pune në institucione me pozita të ndryshme.
Policia e Kosovës e adreson këtë informacion zyrtar për opinion, me qëllim të informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës.
Po ashtu, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla penale dhe arrestimit të personave të dyshuar, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të natyrës së tillë, apo kanë rënë pre e mashtrimeve nga person/a të dyshuar, të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, duke paraqitur rastet në stacionet më të afërta policore apo duke dhënë informacione në numrat policorë të poshtëshënuar:
Tel: 92,
192,
922,
080019999,
038550999.
Falë bashkëpunimit të mirë me qytetarët dhe falë angazhimeve profesionale të hetuesve policorë, deri më tani PK-ja ka pasur disa raste pozitive në arrestimin e personave të dyshuar si mashtrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat