Hidhet nga kati i 5-të pasi del nga burgu

Kronikë e zezë

Hidhet nga kati i 5-të pasi del nga burgu

Më: 14 prill 2014 Në ora: 15:34

Një 34-vjeçar i ka dhënë fund jetës, katër ditë pasi kishte dalë nga burgu, pasi kishte përfituar nga amnistia. Viktima është Olsi Iljazi, i cili ka gjetur vdekjen pasi u hodh nga kati i pestë i një pallati në Korçë. Ai ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite dhe 4 muaj burg pasi dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij shtatzënë, e cila vetëm një muaj pas ngjarjes humbi fëmijën në muajin e 5-të të shtatzënisë. Por, i riu kreu rreth një vit burg dhe më pas u lirua, pasi rezultonte në kategorinë e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia.

Policia e Korçës bën të ditur se, “rreth orës 12:50, në Lagjen 9 Korçë, është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banon dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi O.I, rreth 34 vjeç. U ngrit grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 dhjetor të vitit që shkoi, ku 34-vjeçari dhunoi me mjete të forta bashkëshorten e tij shtatzënë, ndërsa dhunës nuk i shpëtoi dhe vjehrra e tij. Pas arrestimit, Olsi Iljazi në kushte të një gjendjeje të rënduar psikologjike tentoi dy herë vetëvrasjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat