Vdekja e Ilia Karelit, 4 gardianë të Nigritës lihen të lirë me kusht

Kronikë e zezë

Vdekja e Ilia Karelit, 4 gardianë të Nigritës lihen të lirë me kusht

Më: 14 prill 2014 Në ora: 15:27

Katër prej gardianëve të prangosur të burgut të Nigritës në Greqi dolën përpara trupit gjykues për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli. Pas dëshmive ata janë lënë të lirë me kusht deri në zhvillimin e gjyqit, një vendim ky i marrë nga prokurori i çështjes.

Ata do të jenë të detyruar të paraqiten një herë në muaj në polici për tu pyetur ndërsa ditën e nesërme do të dalin në dëshmi dhe dy gardianët e tjerë. Gjithësej deri tani gjashtë gardianë janë burgosur për këtë çështje dhe gjashtë të tjerë janë lënë të lirë me kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat