Letra që i mori jeten Brunilda Meka?

Kronikë e zezë

Letra që i mori jeten Brunilda Meka?

Më: 14 prill 2014 Në ora: 13:07

Sot bëhet ceremonia mortore e Znj. Brunilda Meka. Zonja e nderuar qe kreu vetevrasje pas largimit nga puna.

Me posht po ripublikojme Letren qe kreu i PS së Korçës “Ana Verushi” i kish drejtuar Edi Ramës para 23 Qershrorit.

“Publikohet në Facebook letra e kreut të PS së Korçës “Ana Verushi” drejtuar Edi Ramës. “Kështu hapen 4 mijë vende pune për militantët e PS”.”

“I nderuar zoti Rama, kërkojmë nga ana juaj largimin e të gjithë kësaj administrate pa përjashtim. Ne po e çojmë te ju, me besimin se ardhja e PS në pushtet do të bëjë të mundur heqjen e të gjithëve, duke mos pranuar asnjë ndërhyrje, duke mos parë asnjë kriter profesional, duke mos pranuar asnjë vlerësim, jo objektiv, që do të vinte nga njerëz që mbrojnë flamujt sa herë cenohet interesi i tyre”, thuhet në letrën drejtuar Edi Ramës. Letra është dërguar zyrtarisht kryetarit të Partisë Socialiste dhe mban datën 8 qershor 2013. Kryetarja e PS-së së rrethit Korçë propozon që ky spastrim të shërbejë për sistemimin e militantëve të PS, që janë hequr nga qeveria e PD dhe që prej 8 vjetësh mbeten të papunë. Madje, ajo propozon dhe ndjekje penale për të gjithë drejtorët e rrethit të Korçës, por nuk jep arsyet apo shkeljet penale që ata kanë kryer.

“Me besim të plotë te ju, kjo reformë do të bënte të mundur hapjen e të paktën 4000 vende pune për militantët e PS, të cilët këto 8 vite janë hequr dhe pushuar nga njerëzit e Berishës. Kërkojmë gjithashtu që të gjithë drejtorët aktualë të administratës së qarkut të Korçës të çohen për ndjekje penale”, thuhet në letrën e kryetares së PS së rrethit Korçë. Pak ditë më parë, në një aktivitet me të rinjtë, kryesuesi i listës së PS në Tiranë, Pandeli Majko, tha se administrata publike nëse PS fiton zgjedhjet, do të ketë lëvizje për shkak të politizimit të saj.

“Për shkak se administrata sot është implikuar në politikë, ajo rrezikon të ndryshohet. Ne duam të theksojmë që një mësues i mirë është një mësues i mirë, qoftë i majtë apo i djathtë; një doktor është i mirë, qoftë i majtë apo i djathtë”. Ai u ndal në idenë që në Shqipëri mungon shteti ligjor. “Në këta 23 vjet, politika ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor”, tha Majko. Ai shtoi që politika deri më sot ka sjellë kosto shumë të larta në popullsinë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat