Horror në Utah, nëna vret 7 foshnjet e saj në 10 vite

Kronikë e zezë

Horror në Utah, nëna vret 7 foshnjet e saj në 10 vite

Më: 14 prill 2014 Në ora: 11:57

Një grua 39 vjeçe, në harkun kohor të 10 viteve, ka vrarë shtatë fëmijët e saj të sapolindur, ndërsa trupat i ka fshehur në garazhin e shtëpisë.

Denoncimi është bërë nga ish-burri i saj, ndërkohë që gruaja ka edhe tre vajza 13, 18 dhe 20 vjeç. Trupat e pajetë të foshnjave u gjetën në shtëpinë e gruas në Pleasant Grove, të shtetit amerikan Utah. Gruaja i ka lindur foshnjet mes viteve 1996-2006, por menjëherë pas lindjes i vriste ato.

Policia ka arrestuar tashmë nënën vrasëse Megan Huntsman, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë gruan të kryente aktet e rënda.

Kufomat e foshnjeve janë dërguar në një institut të mjekësisë ligjore në Utah për t’ju nënshtruar autopsisë, në përpjekje për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat