Avniu, polici i APEX’ave

Kronikë e zezë

Avniu, polici i APEX’ave

Më: 14 prill 2014 Në ora: 07:37

Avni Morina një kohë të gjatë ka punuar si zëdhënës i ish-Shërbimit Policor të Kosovës. Pas kësaj, ai u avancua duke kaluar në Policinë Kufitare të Kosovës.
Ky post duket se i shërbeu atij për të bërë punë jo të mira. Kështu së paku dyshohet nga organet e hetuesisë.

Tribuna mëson se Avni Morina u arrestua javën që shkoi nga policia e EULEX’it së bashku me dy persona tjerë.

Të tre dyshohet se kanë lidhje me rastin e kazinove, i njohur si rasti “APEX”.

Për këtë rast që nga 28 tetori i vitit që lamë pas 2013, janë në paraburgim vëllezërit Arben dhe Astrit Krasniqi si dhe Arben Neziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat