Sarandë, gjendet e vdekur nga kalimtarët një 73 vjeçare

Kronikë e zezë

Sarandë, gjendet e vdekur nga kalimtarët një 73 vjeçare

Më: 13 prill 2014 Në ora: 17:23

Sarandë, 13 prill 2014, - Në qytetin e Sarandës është gjetur disa minuta më parë kufoma e një femre. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se kufoma e seksit femër, i përket një 73 vjeçareje.

Dyshohet se ajo mund të jetë Nure Daçi, e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët, prej 7 ditësh. Mësohet se kufoma është gjetur në afërsi të Butrintit nga kalimtarët, të cilët më pas kanë njoftuar dhe policinë.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e vdekjes së 73 vjeçares. Policia dhe mjeku ligjor, janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e gruas së moshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat