Sistemi i videokamerave çon në pranga 29-vjeçarin shqiptar, kapet me 20 kg kokainë

Kronikë e zezë

Sistemi i videokamerave çon në pranga 29-vjeçarin shqiptar, kapet me 20 kg kokainë

Më: 13 prill 2014 Në ora: 11:20

Itali - Policia italiane ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 20 kg kokainë të pastër, e cila e paketuar dhe e hedhur në treg do të kapte vlerën e miliona eurove. Në pranga kanë rënë një 62-vjeçar holandez dhe një 29-vjeçar shqiptar, i cili ka hyrë klandestin në Itali.

Policia ka ndaluar dy trafikantët në Vareze dhe kapja e tyre është bërë falë sistemit të monitorimit. Bëhet fjalë për një sistem videokamerash të quajtur “Vivet” që monitoron rrugët e provincës së Vareses. Droga u kap nga sinjalizimi i sistemit inteligjent të një pasagjeri që udhëtonte me një furgon të panjohur.

Holandezi ishte korrier që sillte drogën në Itali, ndërsa shqiptarë ishte marrësi i saj. Policia italiane po heton më tej për të zbuluar rrjetin e trafikantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat