Durrës, goditet rrjeti i trafikut të drogës, 5 në pranga dhe 1 në kërkim

Kronikë e zezë

Durrës, goditet rrjeti i trafikut të drogës, 5 në pranga dhe 1 në kërkim

Më: 13 prill 2014 Në ora: 11:14

Goditet një rrjet trafikimi i lëndëve narkotike në qytetin bregdetar të Durrësit. Në sajë të operacionit të koduar “Weekend 2”përfunduan në pranga 5 të rinj me akuzën e shpërndarjes së heroinës dhe kanabisit.
Të arrestuarit janë Nevruz Lico 21 vjeç, Haxhi Ruçi 21 vjeç, Ajgi Hysaj 19 vjeç,Tiger Kertoci, 20 vjeç dhe Osi Hajrulla 22 vjeç, ndërkohë një tjetër u shpall në kërkim policia e Durrësit.
6 të rinjtë janë autorë edhe të 6 rasteve të hedhjes së drogës nga jashtë rrethimit në burgun e qytetit. Ndërkohë si prova materiale u sekuestruan 200 doza heroine, 300 doza kanabis, një granatë dore luftarake dhe një sasi fishekësh.
Arrestimi u krye pas 3 muajve monitorim, me metodat speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë.
Policia aktualisht vijon punën për arestimin e personit të 6 dhe zbardhjen e detajeve të tjera në lidhje me trafikimin e lendës narkotike në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat