Itali, 16 vjet burg për bukëpjekësin shqiptar nga Maqedonia që vrau gruan e tij

Kronikë e zezë

Itali, 16 vjet burg për bukëpjekësin shqiptar nga Maqedonia që vrau gruan e tij

Më: 12 prill 2014 Në ora: 23:20

Një bukëpjekës nga Maqedonia u dënua me 16 vjet burg nga autoritetet gjyqësore italiane, pasi që vrau gruan e tij nga rrahja brutale. Ai tërë këtë akt monstër e kishte xhiruar me celular.

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në qytetin italian Reti, ndërsa autori i dënuar është Lazim.Sh, 42 vjeç, i cili kishte vrarë gruan e tij 37 vjeçare.Ai e kishte vrarë bashkëshorten, pas dyshimeve se e kishte tradhtuar.

Ai në natën e krimit pasi që e kishte rrahur brutalisht gruan, e cila nga goditjet ka ndërruar jetë, e kishte pastruar në banjo dhe më pas e kishte tërhequr në dhomë, duke e veshur me rrobe të pastra. Më pas ka thirrur një të afërm të tij, i cili ka informuar organet policore.

Lazim.Sh pasi që është ndaluar nga policia ka theksuar se gruaja e tij ishte një prostitutë dhe se e kishte tradhëtuar disa herë. Policia italiane ka parë edhe video xhirimin e celularit, ku gruaja ishte detyruar të pranonte akuzën që i`a kishte bërë burri, por ajo asgjë nuk kishte deklaruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat