Vrasje barbare sërish në Athinë/ Policia greke vret 35 vjeçarin Fatos Minska nga Librazhdi

Kronikë e zezë

Vrasje barbare sërish në Athinë/ Policia greke vret 35 vjeçarin Fatos Minska nga Librazhdi

Më: 12 prill 2014 Në ora: 23:07

Një lajm i rëndë ka tronditur sërish Greqinë. Policia greke ka vrarë një shqiptar tjetër me armë zjarri. Në rrugët e Athinës policia greke pasi e ka rrahur, ka qëlluar me armë zjarri mbi 35 vjeçarin Fatos Miska. Ende nuk janë dhënë motivet zyrtare të vrasjes dhe vendi është rrethuar me forca të shumta policore. Fatos Miska është emigrant prej 7 vitesh dhe ka lindur dhe rritur në fshatin Lunik të Librazhdit. Fatos Minska ishte baba i dy fëmijëve. Krimi i policëve grek është kryer rreth orës 20.30 të mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat