Prokuroria e Fierit po heton gardianët e burgut të Nigritas për vrasjen e Karelit (Vdeo)

Kronikë e zezë

Prokuroria e Fierit po heton gardianët e burgut të Nigritas për vrasjen e Karelit (Vdeo)

Më: 12 prill 2014 Në ora: 18:27

Prokuroria e Fierit, nis hetimet për gardianët greke, që dhunuan per vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli, për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.Kjo vepër, parashikohet në nenin 79/e të Kodit Penal, dhe parasheh një dënim prej jo më pak se 20 vjet apo edhe burgim të përjetshëm. Hetimi për këtë akuzë, sipas prokurorisë, ka nisur, pasi nga provat e dokumentuara deri më tani, duket qartë,se Kareli është vrarë si pasoje e dhunës hakmarrëse të gardianëve të burgut. Burime nga akuza, I thane ABC NEËS, se nëse autoritet greke i procedojnë gardianët për akuza tjera dhe jo vrasje, drejtësia shqiptare, do të kërkoje ekstradimin e tyre, për t’I gjykuar për vrasje me dashje….
Hetimet e prokurorisë së Fierit, nisën në momentin, që ekspertët e Mjekësisë Ligjore, konstatuan mungesën e zemrës dhe disa indeve muskulore në krahët e Karelit, dhe pas konkluzionit te ekspertizes se vdekja e tij erdhi si pasoje e dhunës se ushtruar. Ndërkaq, autoritetet greke, njoftuan, se I dënuari shqiptar Kareli,vuante nga zemra, por torturat I shkaktuan atij vdekjen. Pas këtyre deklaratave, ekspertët shqiptare të Mjekësisë Ligjore, që ekzaminuan trupin e ardhur nga Greqia, kërkuan të dhëna për mungesën e organeve, duke kërkuar kthimin e tyre në Shqipëri për t’ia nënshtruar ekzaminimit patologjik. Pas kësaj kërkese, Ministria e Jashtme greke ka njoftuar Ambasadën shqiptare ne Athine, që të marre ne dorezim pjese te munguara nga trupi I viktimes.Ekspertët shqiptarë kanë konstatuar në trupin e Karelit edhe dëmtime të kafkës, kraharorit, disa brinjë te thyera, që i kanë shkaktuar shembje në mushkeri si dhe hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet, se organi shqiptar i akuzes, tashmë ka bërë gati letër-porosinë, që pritet te niset ne institucionet e drejtësisë greke, ku kërkohet kaseta filmike e kamerave te sigurisë se burgut të Nigritas dhe dokumentacioni i transferimit nga burgu i Malandrinos në atë të Nigritës, ku dhe gjeti vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat