Sarandë, arrestohet oficeri i policisë, i vodhi një qytetari 420 euro dhe 266 dollarë

Kronikë e zezë

Sarandë, arrestohet oficeri i policisë, i vodhi një qytetari 420 euro dhe 266 dollarë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 16:43

Ndodh edhe kështu. Një oficer policie ka rënë në pranga e kolegëve të tij pasi dyshohet se i ka vjedhur një qytetari 420 euro dhe 266 dollarë gjatë një kontrolli në një postbllok.
“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka arritur të dokumentojë dhe godasë veprimtarinë kriminale të punonjësit të policisë, inspektor Alfred Hyso, i datëlindjes 19.04.1979, me detyrë komandat grupi i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Hyso akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur në datën 03.04.2014, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike. Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi që bëri kallëzimin.

Pas kontrollit të kryer, automjeti është larguar nga vendi i kontrollit dhe më pas shtetasi ka konstatuar humbjen e shumës së të hollave, rreth 420 euro dhe 266 dollarë.

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të SHKB-së Gjirokastër, të mbështetur dhe nga strukturat e sektorit të veprimeve operacionale, bënë ekzekutimin e Urdhërit të Ndalimit, në ngarkim të punonjësit të policisë Alfred Hyso,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat