Mjekësia ligjore greke:Ilia kishte një problem në zemër

Kronikë e zezë

Mjekësia ligjore greke:Ilia kishte një problem në zemër

Më: 12 prill 2014 Në ora: 15:52

Ekspertiza histologjie greke zbut akuzat dhe pozicionin e 15 gardianëve që masakruan barbarisht Ilia Karelin. Sipas shtetit helen i dënuari shqiptar ka vuajtur nga probleme kardiake dhe goditjet nga dhuna kanë qenë vdekjeprurëse për zemrën.

Konkluzioni i ekspertëve dyshohet se është një justifikim për të kamufluar shkaqet reale dhe masakrimet rrëqethëse që i morrin jetën 42-vjeçarit shqiptar. Kjo ekspertizë bie në kundërshtimin me autopsinë e realizuar nga vetë mjekët grek, të cilët arritën në përfundimin se thyerja e dërrasës së kraharorit i morri jetën Ilia Karelit.
Në mbështetje të autopsisë janë edhe pamjet filmike të videos, të cilat zbulojnë dhe qartësojnë torturën në qelinë “frigorifer” ku Kareli u mbaj për dy orë e dyzet e pesë minuta dhe më pas u flak në qeli në mënyrë çnjerëzore, duke e lënë të shtirë lakuriq në agoni, pa ndihmë mjekësore dhe pa minimumin e përkujdesjes. Urrejtja dhe hakmarrja e policisë helene konstatohet në shenjat e dhunës që mban trupi i Karelit, në aktet barbare dhe torturat, gjatë të cilave iu hoqën thonjtë e duarve e të këmbëve, iu shkëputën indet e duarve dhe iu bënë vrima në trup me thikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat