Policia: Konfiskuam 110 kg marihuanë dhe arrestuam 3 persona

Kronikë e zezë

Policia: Konfiskuam 110 kg marihuanë dhe arrestuam 3 persona

Më: 12 prill 2014 Në ora: 15:37

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar rreth 110 kg substancë narkotike që dyshohet se është e llojit marihuane
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik pas hetimeve gjashtë mujore, me 11.04.2014, rreth orës 23:00, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm të koduar me emrin “Perëndimi”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar si dhe konfiskimin e rreth 110 kg, substance narkotike e dyshuar e llojit Marihuane, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

"Ky operacion policor është realizuar në rajonin e Pejës, saktësisht ne magjistralen Klinë-Pejë, ku është ndaluar një kamionet e cila ka qenë në lëvizje, në të cilën dyshohej se transportohej substanca narkotike. Gjatë kontrollit nga hetuesit policor është vërejtur se kamioneta ka qenë e modifikuar për transportim ilegal të substancës narkotike, në të cilën janë konfiskuar e tërë sasia e Marihuanes në sasi pre (110 kg) e cila ka qenë e fshehur" thekson Policia

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë bastisur edhe dy (2) shtëpi me lokale përcjellëse dhe dy automjete të cilat dyshohej se janë përdorur nga personat e dyshuar në këtë aktivitet kriminal.

Ndërsa personat e arrestuar janë; M.S. viti i lindjes 1981 M/K/Shqiptar, B.SH. viti i lindjes 1975 M/K/Shqiptar , GJ.XH. viti i lindjes 1970 M/K/Shqiptar

Në cilësi të provave materiale sipas policisë janë konfiskuar, 110 Kg. Marihuane, një kamionetë, dy vetura, një armë gjuetie, 645 Euro para të gatshme

Me vendim të Prokurorit të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat