Policia kufitare bllokon 12 klandestinë

Kronikë e zezë

Policia kufitare bllokon 12 klandestinë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 09:24

Kakavijë, 12 prill 2014 - Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur ndalimin e 12 klandestinëve të huaj.

Operacioni kundër narkotikëve u shtri në fushat e fshatit Jergucat, ku u zbuluan dhe bllokuan 12 klandestinë nga Eritrea dhe Siria, të cilët kishin hyrë eligalisht në tokën shqiptare nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë.

Mësohet se klandestinët kishin si destinacion shtetin e Malit të Zi, ndërsa Shqipëria përdorej si vend tranzit.

Sakaq nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbulimin e personave që kanë ndihmuar të ndaluarit të hyjnë në territorin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat