Serbët kërkojnë kthimin e vrasësit Radiq në burgun e Mitrovicës

Kronikë e zezë

Serbët kërkojnë kthimin e vrasësit Radiq në burgun e Mitrovicës

Më: 12 prill 2014 Në ora: 08:37

Përfaqësues të serbëve nga Kosova kanë kërkuar nga EULEX-i të ndalojnë së arrestuar serbë derisa gjykatës e prokurorë serbë të mos përfshihen në sistemin juridik të Kosovës.

Deputeti nga Serbia Aleksandar Jablanoviq ka thënë se në Mitrovicë është mbajtur takimi i përfaqësuesve i katër komunave nga veriu i Kosovës me përfaqësues të EULEX-it dhe se sipas ti, shkas për këtë ka qenë “arrestimi i shpeshtuar” i serbëve nga policia e EULEX-it.

"Nga EULEX-i kërkohet që të respektohen të drejte qytetarëve gjatë privimit nga liria, të ndalohet arrestimi gjithnjë derisa gjykatë e prokurorë serbë të mos përfshihen në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, ka thënë Jabllanoviq, njofton B92 .
Gjatë takimit me përfaqësues të EUELX -it është kërkuar që vrasësi i policit të ROSU-s Enver Zymberi Radovan Radiq, i cili u arrestua dje në Zubin Potok të kthehet sa më shpejt në burgun e Mitrovicës dhe të ketë garanci për sigurinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat