Dosja e parë për “Crown Agents” por janë ata në qendër të hetimeve

Kronikë e zezë

Dosja e parë për “Crown Agents” por janë ata në qendër të hetimeve

Më: 12 prill 2014 Në ora: 07:34

Blerja e 10 automjeteve “Land Rover” nga kompania angleze “Crown Agents”, ka vënë në lëvizje prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet lidhur me praktikën e blerjes së këtyre automjeteve. Bëhet fjalë për një tender prej 400 mijë euro, që do të kryehej nga kompania në fjalë, por shuma financiare do paguhej nga qeveria shqiptare. Dyshimet flasin për një skandal që në tenderin e parë që ka zhvilluar kompania angleze në Shqipëri.

Pak kohë më parë firma fituese e tenderit, që ka sjellë nga Anglia 10 makinat, rezulton me parametra mjedisorë të kategorisë “EURO 2”, por në letrat me të cilat, janë regjistruar automjetet kur kanë hyrë në Shqiperi, ato janë shënuar të kategorisë “EURO 5”. Siç duket në dokumente zyrtare të origjinës së makinës, ky mjet me këto të dhëna specifike dhe numër shasie, rezulton i renditur në kategorin mjedisore “EURO 2.

Por e njëjta makinë, e regjistruar dhe zhdoganuar në doganat shqiptare, që menaxhohen nga vetë “Crown Agents”, është përshkruar si e kategorisë mjedisore “EURO 5”, duke falsifikuar kështu të dhënat specifike të mjetit. Këto abuzime vijnë në një kohë kur kompania angleze që është caktuar nga shteti shqiptar për monitorimin e sistemit të doganave dhe uljes së evazionit, duket se e ka nisur punën e saj me falcifikimin e një sërë dokumentash të zhdoganimit të 10 automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat