Dekretohet gjyqtari që nuk mbrojti jetën e Diana Kastratit

Kronikë e zezë

Dekretohet gjyqtari që nuk mbrojti jetën e Diana Kastratit

Më: 12 prill 2014 Në ora: 07:03

Enver Shabanaj është dekretuar si gjyqtar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas përzgjedhjes dhe rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjyqësori kosovar është “përforcuar” me gjyqtarin përgjegjës për mosmbrojtjen e jetës së Diana Kastratit. Enver Shabanaj është dekretuar si gjyqtar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas përzgjedhjes dhe rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Shabanaj ishte bërë përgjegjës nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për moszbatim të ligjit dhe mosdhënie të mbrojtjes për të ndjerën Diana Kastrati, e cila ishte vrarë nga ish-burri i saj në Prishtinë. Ajo kishte kërkuar mbrojtje dhe masë sigurie nga gjykata, por nuk i ishte afruar. Pak kohë më vonë ishte vrarë.kd

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat