Arrestohen 4 zyrtarë, regjistruan pronën në kundërshtim me ligjin

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 zyrtarë, regjistruan pronën në kundërshtim me ligjin

Më: 11 prill 2014 Në ora: 09:12

Janë arrestuar 4 zyrtarë dhe një banor në Elbasan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin. Ata akuzohen për shpërdorim detyre duke falsifikuar dokumente.

Të arrestuarit janë: Sali Terziu, specialist regjistrimi pranë Z.R.P.P Librazhd,

Fatmir Kaca, specialist i kadastrës së Komunës Orenj,

Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh Librazhd,

Xhemal Bozhiqi, me detyrë specialist topograf pranë Komunës Hotolisht,

Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh Librazhd, dhe Naim Kaca banor në Librazhd.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë shpërdoruar dytën zyrtare duke falsifikuar dokumente pronësie. Sipas policisë së Elbasanit, zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat