Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Më: 11 prill 2014 Në ora: 08:05

Policia greke ka sekuestruar 66 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Lënda narkotike u kap nga policia greke në makinën e një 20-vjeçari shqiptar, ndërsa operacioni u zhvillua në Kostur konkretisht në kryqëzimin e Argo Orestiko, në rrugën Egnatia.

Sipas policisë lënda narkotike ishte e ndarë në 64 pako dhe e vendosur në 3 çanta. Policia ka ndaluar 20-vjeçarin shqiptar, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për të mësuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat