Nëna shqiptare përdor fëmijët e saj për të shitur heroinë

Kronikë e zezë

Nëna shqiptare përdor fëmijët e saj për të shitur heroinë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 00:42

Një shqiptare në Greqi, detyron fëmijët e saj që të merren me shitje droge në rrugët e Janinës.

Bashkëpunëtor i emigrantes, një 34 vjeçar grek me të cilën ajo ishte lidhur në martesë. Ai është shpallur në këkrim policor.

Zbulimi është bërë nga policia lokale e cila prangosi nënën trafikante, raporton korrespondenti i noa.al në Janinë.

“Një grua 33 vjeçare nga Shqipëria, u arrestua nga policia e Janinës së bashku me burrin e saj 34 vjeçar grek, pasi në bashkëpunim trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë”, - citon noa.al burime zyrtare policore.

Gruas 33 vjeçare iu gjetën 90 gramë heroinë. “E dyshuara përdoret fëmijët e saj të mitur për të shpërndarë heroinën”, - detajoi policia, duke mos konfirmuar identitetin e të dyshuarve.

“Gruaja 33 vjeçare u kap në flagrancë në qendër të qytetit të Janinës, ku bashkë me fëmijët e saj, po kryente shitjen e një mase heroine 1.1 gramë tek një 37 vjeçar grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat