Dogana e Kosovës konfiskon dylbi për snajper dhe 700 fishekë

Kronikë e zezë

Dogana e Kosovës konfiskon dylbi për snajper dhe 700 fishekë

Më: 10 prill 2014 Në ora: 21:58

Dogana e Kosovës, ka konfiskuar një palë dylbi për snajper dhe 700 copë fishekë, të cilët në mënyrë ilegale ishin tentuar të futen në territorin e Kosovës.
4
Sipas një njoftimi, shoferi nuk ka dashur të deklarojë për mallin në fjalë, mirëpo sjellja e dyshimtë e tij i ka shtyrë doganierët të dyshojnë dhe të nisin kontrollin.

“Oficerët Doganor gjatë patrullimit të rregullt në Pikë Kalimin Kufitar Qafa e Prushit, kanë ndaluar për kontroll rutinore një automjet të llojit Mercedes me targa të Shqipërisë. Pasi që ishte pyetur nga Oficerët Doganorë nëse ka diçka për të deklaruar, pala në fjalë është përgjigjur që nuk ka asgjë. Mirëpo pas sjelljes së dyshimtë të vozitësit, oficerët doganor kanë filluar me kontroll më detal të automjetit, ku gjatë kontrollit kanë hasur në mallra të ndaluara”, thuhet në njoftim të Doganës.

Sipas tyre, sasia e zbuluar e mallit i është dorëzuar Policisë së Kosovës, si dhe personi në fjalë do t’i nënshtrohet procedurës së mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat