Rezultatet e autopsisë, 23-vjeçari shqiptar u vra me një plumb

Kronikë e zezë

Rezultatet e autopsisë, 23-vjeçari shqiptar u vra me një plumb

Më: 10 prill 2014 Në ora: 18:39

23-vjeçari shqiptar, Qamil Hyraj, i cili u vra të dielën në mëngjes, është qëlluar me plumb në fytyrë, ky është rezultati i autopsisë, e cila është bërë publike sot.

Ngjarja ndodhi në Porto Cesareo, në Torre Lapillo, pranë bregdetit të Jonit, ku i riu shqiptar punonte si bari në një prej fermave të zonës.

Eksperti Roberto Screener u shpreh se nisur nga rezultatet e autopsisë, i riu shqiptar është qëlluar me një plumb dhe nga një distancë e afërt, jo më shumë se 70 cm larg.

Mësohet se, plumbi i kishte kapur hundën, ishte futur në kokë dhe kishte depërtuar deri te pjesa e zverkut. Pritet që të dhënat e autopsisë të analizohen në laboratorët balistikë. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe mendohet se 23-vjeçari shqiptar nuk ka pasur përplasje fizike me autorin e krimit.

Ditët në vijim pritet të ndërtohet e gjithë skena e krimit, për të treguar edhe momentet e fundit të jetës së viktimës.

Prokurori Joseph Capoçia u shpreh se, krimi po hetohet në dy pista. Njëra mund të ketë lidhje me ndarjen e tokës mes fermerëve të zonës, ose vetë pronari i fermës, ku punonte i riu mund të ketë pasur ndonjë konflikt. Ndërsa, pista tjetër e hetimit mbahet sekret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat