Fier, 25-vjecari denohet javen e dasmes, babai: Lirojeni sa te martohet

Kronikë e zezë

Fier, 25-vjecari denohet javen e dasmes, babai: Lirojeni sa te martohet

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:28

Nje 25-vjeçar nga Fieri, konkretisht shtetasi Rudjan Driza duhet të ishte duke bërë përgatitjet e fundit për ditën e tij të dasmës, e parashikuar për këtë fundjavë, por fatkeqësisht ai ndodhet pas hekurave të burgut, pasi u kap nga policia teksa udhëtonte pa kaskë me motorin e tij.

25-vjeçari u dënua me 10 ditë burg, duke bërë që edhe ditën e dasmës ta kalojë në qeli.
Në përpjekje për të mos shtyrë dasmën e të birit, Agim Driza u bën apel autoriteteve që të lirojnë nga burgu djalin e tij, vetëm në fundjavë, duke garantuar se të hënën do ta rikthejë atë në qeli për të përfunduar dënimin.

“I lutem prokurorisë dhe gjykatës ta lirojë sa të martohet. Kam marrë para borxh për të bërë dasmën e djalit. Të hënën garantoj se do ta çoj vetë në burg.”- shprehet babai i 25-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat